Kosova dhe Shqipëria tash e tutje do të kenë rrjetin e përbashkët energjetik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para largimit të tij nga Kosova, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme këto dy shtete do të kenë një rrjet të përbashkët energjetik.
Rama ka thënë se ky është një lajm i gëzueshëm për të dyja shtetet, raporton lajmi.net.
“Më vjen mirë që pak para largimit nga Prishtina kemi konfirmuar shumë të rëndësishëm të shumëpritur dhe mirëpritur lidhur në hyrjen në funksion të rrjetit të përbashkët elektroenergjetik dhe të investimit të madh për interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës falë edhe përfshirjes të Kosovës në tregun e përbashkët energjetik. Është një lajm i gëzueshëm për fatin se e dimë shumë mirë se sa kohë na është dashur të presim qysh kur vumë në lëvizje investimin e madh pastaj e përfunduam atë por ishte një sistem llambash me çelës i mbyllur dhe nga sot hyn plotësisht në funksion”, tregoi Rama.