Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin Ramush Haradinajt.
Dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në zyret e Qeverisë së Kosovës.
Fillimisht të dy liderët kanë parakaluar para Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila ishte rreshtuar për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.
Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.