Nga sot pritet të fillojë ekzekutimi i mjeteve të parapara nga Pako Emergjente, për muajt të cilët nuk janë paguar.
Përmes një publikimi në Facebook, ministrja e Financave Hykmete Bajrami pati bërë të ditur se nga e hëna nis ekzekutimi i të gjitha mjeteve nga Pako Emergjente, derisa kishte kërkuar falje për vonesat duke shtuar se ishte e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit, transmeton Indeksonline.
Shumë qytetarë e biznese po presin që t’i marrin këto para të cilat u takojnë shkaku i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.