Nga Shqipëria vjen një lajm i mirë, janë shëruar 2 pacientë nga koronavirusi

Një lajm i mirë na ka ardhur nga infektivi, ku është raportuar se është shëruar pacienti i parë me Koronavirus.

Por, pak më parë ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sapo ka konfirmuar se janë shëruar dy kontakte të pacientit zero dhe jo një.

Statusi i Ogertës:

Lajm i mirë🙏🏼
Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë🙌🏼

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼
Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️
Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️