Ballina Video Dokumentar Nga refugjat në avokat: historia e djalit të verbër që i arriti...

Nga refugjat në avokat: historia e djalit të verbër që i arriti të gjitha

Ishte Iraku i vitit 1995. Sadam Hussein ishte president, Lufta e Gjirit sapo kishte perfunduar, dhe qytetaret po vuajin pasojat e sanksioneve te vendosura ndaj shtetit te tyre.

Dhe si femije i verber, e ardhmja e Allan Hennessy ishte mjaft e varfer.

Ndersa sot, teksa ece krenar neper korridoret e Cambridge, Allan eshte plot vetebesim.

“Une kam shume thekse tani, nese dikush nga Iraku me pershendete, une ju pergjigjemm ne arabisht, ‘Es-salam-alejkum’. “Por ne Cambridge mbaj tjeter theks, ate qe eshte tipik per shtresen e tyre.”

Allan eshte vetem 22 vjecar, por ka tejkaluar barrierat per tere jeten. Por si arriti qe nje bebe e lindur ne nje vend te shkaterruar nga lufta, te behet studenti me i mire i shkolles me te mire ne bote?

Ne Irak, familja e Allan ishte e klases se mesme – gjyshi i tij ishte sheik dhe jetonin nje jete te rehatshme, e ndonjehere edhe luksoze.

Por spitalet e Irakut nuk i jepnin familjes se tij shpresa se mund te kthehet shikimi.

“Babai im u perpoq te me siguroj trajtim, por ne Irak nuk ishte mjaft specialist te kesaj lamie, dhe ata ishin e bindur se do te mbetesha i verber per tere jeten.

Por kur ai i mbushi 6 muaj, erdhi shansi te cilin e kapi babi i tij.

Per te me ofruar trajtim jashte vendit, babai shiti krejt cfare posedonte, veturen, token dhe gjera te vlefshme. Pastaj ne Irak nuk kishim me asgje.

Mundesia per Allan ishte nje operacion per sy ne Londer, i cili do ta rikthente pjeserisht shikimin e tij ne syrin e majt.

“Nena kujton castin kur e shikova ne sy per here te pare – ajo shperthen ne lot sa here flet per te”.

“Qe nga atehere, une jam sillur verdalle me keta pak shikim qe kam,” shpjegon ai.

Familja e ngushte e Allan kerkoi azil politik ne Londer, por jeta si emigrant ishte sfiduese.

“Nuk flisnim aspak anglisht, dhe jetonim ne qendra sociale. Ishte shokuese perzierja e kulturave,” kujton nena e tij.

“Kur koleget ne universitet me pyesin per jeten time, ata mendojne se une kam pasur nje jete vertete te veshtire”.

“Por e verteta eshte se une jam ketu ku jam vetem per shkak te familjes sime qe eshte rritur ne Irak, dhe fale tyre une ndihem shume i privilegjuar.

Allan nuk eshte tip i cili mposhtet nga fjalet e te tjereve. “E kalova kete pjese te jetes duke mos menduar fare se kam shikim te demtuar. Me pelqen shume ngasja e bicikletes, ngjitja, edhe pse jane mjaft te veshtira per mua.

Allan tregon se nuk ishte gjithmone “engjull”. Ai tregon se si ka hedhur veze ne rruge, per secilen here kur nuk eshte pajtuar me dicka qe shihte se nuk po shkon mire.

 

Allan kaloi tre vjet në Kolegjin Fitzwilliam dhe thotë se kjo periudhë ka qenë transformuese.
“Kam takuar njerëzit më të mahnitshëm nga e gjithë bota, por ka pasur edhe shumë negativitet përballë meje.


“Kur je një mbipeshë, ke ngjyrë, je djalë i verbër që ngjitet në “majat e vëshira” të gjithë mund të ju gjykojnë”
Çfarë do të ishte jeta e tij sikur të kishte qëndruar në Irak?

“Unë nuk do të kisha një diplomë të avokaterisë së Kembrixhit – e as nuk do të shihja.
“Familja ime atje është përballur me ngjarje të tmerrshme, traumatike, përfshirë rrëmbime nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

“Ndoshta nuk do të isha gjallë.”

Pas diplomimit këtë verë, Allan ka fituar një bursë prestigjioze në shkollën e drejtësisë.
“Nëse keni një diplomë juridike të klasës së parë nga Universiteti i Kembrixhit, kjo duhet të jetë vendimtare për jetë,” thotë ai.

“Por kur je i verbër, imigrant mysliman që jeton në Britani sot, ka shumë më tepër për të bërë. Udhëtimi sapo ka filluar”. /MESAZHI/

 

Exit mobile version