Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dy vitet e kaluara në emër të Qeverisë së atëhershme të RM-së ka blerë dy ekrana LED, edhe atë për përdorim të jashtëm me vlerë rreth një milionë euro, informoi sot drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nga dokumentacioni ekzistues shihet se nga dy marrëveshjet joracionale të bëra në vitin 2015 dhe bëhet fjalë për blerje të ekranëve LED për përdorim të jashtëm në objektin e Fakultetit të artit-dramatik. Për këtë blerje të qeverisë së kaluar, qytetarët e RM-së kanë paguar 340 mijë euro’, theksoi Mirçevski.
Marrëveshja e dytë është arritur në vitin 2016 për blerje të ekranit LED për përdorim të jashtëm të Pallatit ‘ASNOM-it’ me vlerë prej 650 mijë euro, njofton AIM.
‘Cila ishte nevoja e mjeteve të qytetarëve të harxhojnë afërsisht një milionë euro për ekranet LED. A nuk mundeshte që ato mjete të caktohen për zgjidhjen e problemeve tjera. Është simptomatike që këto dy marrëveshje të blerjeve janë bërë me të njëjtën kompani dhe në të dy rastet, pagesa është bërë një ditë pas blerjes’, tha Mirçeski.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të kërkojë përgjegjësi, Mirçeski ka theksuar se do të veprojë në përputhje me ligjin dhe do të ngrejë procedura disiplinore kundër punonjësve të cilët kanë qenë pjesë e kryerjes së detyrave.