Ballina Arritje Shkencë Nga prodhimi i kontrolluar i kanabisit Turqia mund të përfitojë 100 miliardë...

Nga prodhimi i kontrolluar i kanabisit Turqia mund të përfitojë 100 miliardë dollarë

Turqia mund të përfitojë 100 miliardë dollarë deri në vitin 2030, nga prodhimi i kontrolluar i kanabisit, deklaroi sot kreu i institutit për kanabis në kuadër të Qendrës për Studime Strategjike Euroaziatike (ASAM).

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Erdem Ulas tha se Turqia mund të përdorë fabrikën e kanabisit për të prodhuar materiale tekstili, letër, bionaftë, energji elektrike, polimere të biodegraduese si dhe të gjitha llojet e plastikës. 

Sipas tij, vendi mund të përfitoj shumë edhe nga fakti se kanabisi përdoret edhe në industrinë mjekësore, gjatë trajtimit të kancerit. 

“Duke përfituar nga çmimi i fletës së kanabisit një shumë prej 15 milionë euro për ton, ne do të fitonim 1.5 miliardë euro nga eksporti i 100 ton vaj (kanabisi)”, tha ai. 

Gjatë 8.000 viteve të historisë njerëzore, kanabisi është vënë në përdorime të ndryshme, theksoi ai. 

“Sumerianët e lashtë e quanin bimën ‘mrekullia e pranisë së Zotit’”, shtoi më tej Ulas. 

Ai ka folur edhe rreth përfitimeve që mund të bëhen nga prodhimi i letrës prej bimës së kanabisit duke zëvendësuar prodhimin prej druri. 

“Kanabisi ka 85 lloje të celulozës dhe si i tillë mund të riciklohet tetë herë”, tha Ulas sipas të cilit tashmë një numër vendesh prodhojnë produkte nga kanabisi përfshirë Francën, Holandën, Kanadanë dhe SHBA-të. 

“Deri në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arkëtojnë 71 miliardë dollarë nga kanabisi”, tha ai. 

Kohë më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri të ditur se 19 qytete turke janë autorizuar për mbjelljen e kanabisit, mbjellja e të cilit që nga viti 1990 ka qenë e kufizuar në mënyrë që të mos bëhet prodhimi i marihuanës. 

Kanabisi përdoret në disa fusha industriale siç janë druri, ndërtimtaria, tekstili, kozmetika, bionafta, ushqimi dhe letra. 

Exit mobile version