Nga Milani tek Arsenali, Juventusi, PSG-ja, Real e Dortmundi, 18 ekipe luajnë raundin e 3-të të Champions Leagues

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Do të luhet raundi i 3-të i këtij turneu, i cili merr vëmendjen e të gjithë sportdashësve. Disa prej ekipeve “big” do të zbresin në fushë, ku nga Milani tek Arsenali, Juventusi, PSG-ja, Real e Dortmundi do të kërkojnë fitoren.

9 takime interesante do të luhen në dy orare të ndryshme, ku 18 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e këtij raundi. Kështu gjithçka ditën e sotme do të ngre siparin me sfidën mes Milan – Club Bruge, dhe Monaco – Crvena Zvezda.

Ndërkohë në orën 21:00 kluhen Arsenal – Shakhtar Donetsk, Aston Villa – Bvologna, Girona – Slovan Bratislava, Juventus – Stuttgart, PSG-PSV, Real Madrid – Dortmund dhe Strum Graz – Sporting.