Duket se rrjeti i transmetimit të filmave “Netflix” e ka pushtuar botën – por këtu bëjnë përjashtim katër vende.
Shërbimi jashtëzakonisht i popullarizuar ka nisur shërbimin edhe në 130 shtete të tjera, që do të thotë se është kudo në dispozicion.
Megjithatë janë katër vende në botë që mbeten pa Netflix – dhe ato janë Kina, Koreja e Veriut, Siria dhe Krimeja.
Ndërsa Koreja e Veriut, Siria dhe Krimeja janë subjekt i asaj që përshkruhet si “kufizime të qeverisë amerikane”, në rastin e Kinës kompania duhet të marrë leje nga qeveria e tyre, e cila ka rregulla të rrepta kur është fjala për censurën në internet. /MESAZHI/