Ballina Sport Futboll Nga lufta yll në Holandë

Nga lufta yll në Holandë

Milot Rashica filloi karrierën në skuadrën e qytetit të lindjes, derisa në moshën 20-vjeçare kaloi në Twente për 300 mijë euro. Tashmë ai është yll në Holandë, ku ka luajtur për dy vite, duke i mahnitur edhe holandezët.

Shumë futbollistë janë bërë yje, pasi ka qenë refugjatë, ose kanë ardhur nga familjet refugjate. Ka shumë të tillë që e kanë përjetuar edhe luftën.

I tillë është rasti i Milot Rashicës, i cili nga Vushtrria kaloi në Twente. “Puntosportnews.it” shkruan për rrugën që kaloi Rashica në jetën e karrierën e tij, përcjell albinfo.ch.

Ai filloi karrierën në skuadrën e qytetit të lindjes, derisa në moshën 20-vjeçare kaloi në Twente për 300 mijë euro.

Tashmë ai është yll në Holandë, ku ka luajtur për dy vite, duke i mahnitur edhe holandezët. Rashica është gjithashtu pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai është i kërkuar nga disa skuadra evropiane, si Napoli e Paris Saint Germain.

Exit mobile version