Nga korriku, 73 fëmijë me COVID u trajtuan në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi, përmes një postimi në FB ka thënë se pandemia COVID-19 ka prekur edhe fëmijët, por fatmirësisht në vendin tonë, ky infeksion nuk paraqiti forma të rëndë.

Ai thotë se që nga muaji korrik, në repartin COVID të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan. Ndërsa aktualisht janë 3 që po trajtohen.

Ky është postimi i plotë:

Fëmijët dhe COVID-19

Të nderuar prindër,

Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.

Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart

Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre.

Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID.

T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë.