Nga janari deri në shtator 70 persona humbën jetën në aksidente trafiku

Aksidentet me fatalitet nuk kanë të ndalur. Mbrëmë një i ri u vetëaksidentua në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa një tetëvjecar i aksidentuar javë më parë në Vushtrri vdiq gjatë mëngjesit të sot. Sipas Policisë nga janari i këtij viti në aksidente trafiku humbën jetën 70 persona. Ekspertët tregojnë arsyet që po dërgojnë deri tek këto raste me fatalitet

Pjesët e automjetit kanë përfunduar në varrezat e fshatit Pestovë.

Mbrëmjen e së mërkurës, një i 21 vjeçar u përplasë në këtë rreth i cili gjendet në Magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

E sipas, Faton Isufit i cili është banor në fshatin Pestovë, rrethi ishte në përfundim e sipër.

“Këtu shenjat e trafikut janë, nga fshati Stanofc. Kjo kompani që është duke kryer punimet është duke bërë shtresën e fundit dhe dje kanë pastruar për me ardh edhe një shtresë”, shprehet ai.
Madje ky rreth i nisur sipas banorëve është i rëndësishëm për fshatin Pestovë.

“Ky rreth ka qenë shumë i nevojshëm së pari për fshatin Pestovë, pastaj janë edhe 30 fshatra të tjera edhe lidh Drenicë, sidomos për neve ka qenë shumë i nevojshëm. Fshati jonë merret me bujqësi i kemi së paku 20 traktora jemi prodhues të patates”, thotë Ejup Muzaqi, banor i fshatit Pestovë.

Por sipas ekspertit të komunikacionti, Nol Dedaj, qarkullimet rrethor nuk preferohen në rrugë nacionale.

“Qarkullimi rrethor në rrugë nacionale nuk preferohet, preferohet dis niveli edhe aty pastaj eliminohen të gjitha pikat e konfliktit por nëse ka një numër jo të madh të autmojetëve preferohet qarkullimi rrethor në një afat kohor për mu ndërtu. Por nëse aksidenti ka ndodhur duhet të analizohen të gjithë faktorët a ka të bëjë me faktorin rrugë, ose elementet e lajmërimi të punimeve rrugë”, thotë Dedaj.

Në lidhje me këtë rreth të nisur, Tëvë 1 ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Ministria e Infrastrukturës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ky nuk është rasti i vetëm që përfundoi me fatalitet.

Të enjten madje ndërroi jetë edhe 8 vjeçari i cili ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

Kurse një automjet gjatë ditë përfundoi në një pompë të benzinës, ku shoferja e automjet u vetë lëndua.

Në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës nga janari e deri në shator u shkaktuan 65 aksidente fatale me 70 presona të vdekur.

Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktarëve të tyre, Policia ka bërë të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetëaksidente.