NASA ka transmetuar nga hapësira një video ultra HD të një maceje në Tokë. Segmenti 15-sekondësh i Taters u dërgua me anë të rrezeve lazer dhe tregon macen që po ndjek një të tillë.
Filmimi i maces përshkoi 19 milionë milje, 80 herë sa distanca Tokë-Hënë.
NASA shpreson që teknologjia që po teston do të përmirësojë komunikimin me zonat më të largëta të sistemit diellor. Taters, macja e njërit prej punonjësve të NASA-s ndodhej në Tokë gjatë kësaj ngjarjeje.
Videoja u ngarkua në një anije hapësinore që u lëshua më 13 tetor së bashku me raketën Falcon Heavy të SpaceX dhe u transmetua më 11 dhjetor.
“Pavarësisht se u transmetua nga miliona milje larg, kishte kapacitet ta dërgonte videon më shpejt se interneti”, tha Ryan Rogalin.
Videoja u mor nga teleskopi Hale në observatorin Palomar ku edhe u shkarkua. Nga aty u transmetua në kohë reale në një prej degëve të NASA-s. Rezultoi se lidhja përmes së cilës videoja u dërgua nga Palomar drejt degës ishte më e ngadaltë se sa sinjali që transmetonte segmentin nga hapësira.
Ky testim është pjeë e misionit DSOC të agjencisë hapësinore që po kërkon të gjejë forma komunikimi që depërtojnë më tej se sa midis Tokës dhe Hënës