Nga e enjtja deri më sot nga Halepi lindor janë evakuuar 301 të plagosur, konfirmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jashareviç deklaroi në konferencën për media në Zyren e Kombeve të Bashkuara (KB) në Gjenevë se dje janë evakuuar 43 të plagosur dhe se numri i të plagosurve të evakuuar është rritur në 301.
“Në mesin e tyre gjenden edhe 93 persona që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të cilët trajtohen në Turqi. Të plagosurit tjerë janë transferuar në Idlib dhe në Halepin perëndimor”, sqaroi Jashareviç.
Në mesin e të plagosurve të evakuuar gjenden edhe 42 gra dhe 67 fëmijë. Zëdhënësi i Zyres së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Ndihmës Humanitare (OCHA) Jens Laerke konfirmoi se edhe sot ka vazhduar evakuimi me ndihmë të autobusëve.
Ai theksoi se ende nuk e di sa persona gjenden në lindje të Halepit. Laerke tha se sot janë dërguar 20 autobusë në vendin Fua dhe Kefrey ku përveç Halepit lindor kryhet evakuim.
Siç tha, në kohë më të shkurtër në këtë rajon do të dërgohen 20 vëzhgues shtesë të OKB-së të cilët do të mbikëqyrin evakuimin. Përkujtojmë se në pajtim me marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë të enjten filloi procesi i evakuimit të civilëve nga qyteti sirian Halep.
Të dielën u rinovua marrëveshja për ndërprerje të luftimeve dhe evakuimin e civilëve nga Halepi, ndërsa përveç evakuimit të civilëve nga pjesët lindore të Halepit të cilët janë nën rrethim të forcave lojale të regjimit sirian, dje filloi evakuimi i civilëve edhe nga kuartet Fua dhe Kerfey të cilat janë nën kontroll të Hezbollahut proregjimit, ndërsa nën rrethim të forcave të opozitës siriane.
Të evakuuarit nga Halepi lindor transportohen në Idlib të cilin në kufi me Turqinë e kontrollon opozita siriane, ndërsa civilët nga rajonet Fua dhe Kefrey evakuohen në pjesët e Halepit nën kontroll të regjimit sirian.