Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuqezi, kanë reaguar të hënën lidhur me kandidaturën e përbashkët të FSHF-së me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Euro 2027 për futbollistët deri në 21 vjet.
Tifozët kanë hedhur ngjyrë të kuqe në portën hyrëse të FSHF-së e në rrethoja kanë vendosur fotografi të krimeve të Serbisë në Kosovë.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’ia rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit, me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, shkruan në postimin e TKZ.
Më herët ky grup lëshoi një komunikatë që ishte vlerësuar jo mjaftueshëm e fuqishme.
Tani ka nisur me reagim më të ashpër që shumë tifozë të Shqipërisë edhe e presin.