Nga e hëna nxënësja me mbulesë kthehet në shkollë

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka njoftuar se nga e hëna do të vazhdojë mësimi për vajzën me mbulesë, e cila për një kohë të gjatë iu mohua e drejta për të shkuar në shkollë.

Agusholli tha se sipas interpretimit të MAShT-it nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsim.

Derisa, deputeti ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për këtë vendim.