Duke filluar nga 16 gushti nuk do të kesh mundësi të ulesh për kafe apo drekë nëse nuk je vaksinuar.
Selektimi i klienteles nëpër objektet gastronomike është një nga masat e qeverisë që të stimuloj imunizimin e popullsisë por edhe të ruaj përhapjen e variantit delta të virusit korona. Në çdo kafene apo restorant do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit, këtë e njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i këtyre objekteve në hapësira të brendshme. /alsat