Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi të shtunën se nga 1 shtatori të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Nëse një qytetar nuk e ka certifikatën se vërteton që është i vaksinuar, duhet të kryejë testin për COVID jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi ose duhet të bëjë testin e shpejtë jo më vonë se 48 orë nga udhëtimi.
“Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut,” – thuhej në njoftimin e autoriteteve policore. /euronews