Nga 1 qershori të burgosurit në Kosovë mund të vizitohen nga familjarët e tyre

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 01 qershor 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19. 

Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të  do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.