Neymari mbetet në Barcelonë

Neymari ka refuzuar edhe zyrtarisht Manchester Unitedin, për të nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Klubi katalan në faqen zyrtare ka njoftuar se Neymar do të nënshkruajë kontratë të re ditën e premte, që e mban atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021, përcjellë Lajmi.net.

‘Blindimi’ i Neymarit është po cilësohet si lajm i mirë për Barcelonën nga mediet spanjolle, e cili shihet si pasardhësi i Messit te kjo skuadër.

Për Neymar verën e fundit ka pasur oferta serioze nga Manchester United dhe PSG.

Brazilani që në vitin 2013 iu bashkua Barcelonës, ka arritur që deri më tani të shënoi 89 gola.