Neymar “xhelozon” Coutinhon, i thotë “mos shko te Barca”

Pavarësisht se u pagua 148 milionë euro, Dembele duket se nuk bind askënd te Barcelona se mund të jetë pasuesi i Neymar.

Për këtë arsye katalanasit janë hedhur në sulm për të afruar brazilianin e Liverpool-it, Philippe Coutinho, i cili shikohet si futbollisti ideal që mund të luajë në krah të Messit dhe Suarezit.

90 milionë euro ishte oferta e parë e Barçës për Coutinhon, ndërsa më e fundit ka qenë 150 milionë euro, por sërish anglezët hezitojnë të pranojnë dhe të lirojnë brazilianin.

Por krahas refuzimit të Liverpool, edhe Neymar kërkon t’i vendosë ‘shkopinj nën rrota’, sih ekipit të tij, Barcelonës.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi i Parisit ka këshilluar Coutinhon të mos transferohet te Barcelona, pasi atmosfera atje nuk është aspak e këndshme.

Kështu, drejtuesit katalanas tani duhet të bëjnë llogaritë edhe me dëshirën e Coutinhos, ndërsa kanë mbetur vetëm 48 orë kohë nga mbyllja zyrtarisht e merkatos verore.