Jeremy Mathieu, ish mbrojtësi i Barcelonës dhe sot i Sportingut të Lisbonës, beson se Neymar shkoi në Paris Saint-Germain për të dalë nga hija e Lionel Messit, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti brazilian u transferua nga Barcelona në Paris këtë verë për një shumë rekorde prej 222 milionë euro. Neymar ka një fillim të mrekullueshëm në PSG, ku në gjashtë ndeshje shënoi pesë gola dhe pesë asistime.
Mathieu, i cili u largua nga Barcelona një muaj para Neymarit, beson se braziliani iku nga Barça për ta arritur Messin dhe për të fituar Topin e Artë.
“Në asnjë moment njerëzit nuk mendonin se do të largohet nga Barcelona, por ky është futbolli, ishte vendimi i tij. Mendimi im është se ai u largua nga Barca sepse ishte pas Messit dhe mendoj se dëshiron të fitojë Topin e Artë dhe aktualisht është i lumtur në Paris, sepse shënon gola”, tha futbollisti francez.
Mathieu konsideron se Messi është lojtari më i mirë në botë, pa marrë parasysh se disa konsiderojnë të jetë Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, rivalit më të madh të Barcelonës.
“Nuk e njoh personalisht Ronaldon, por ata janë dy lojtarë të ndryshëm, të dy kanë stilin e tyre, por unë e njoh Mesin dhe e di çfarë lojtari është. Ai është më i miri”, thotë Mathieu.
Mbrojtësi me përvojë karrierën e filloi në Sochaux dhe vazhdoi në Toulouse. Ai u transferua nga Franca në Spanjë në vitin 2009 kur nënshkroi për Valencian.
Pas pesë vitesh ai u transferua në Barcelonë, ndërsa këtë verë dhe u transferua në Sporting Lisbon. Mathieu ka pesë paraqitje në fanellën e kombëtares franceze në futboll.