Neymar refuzon rinovimin me PSG, ai është përcaktuar për Barcelonan

Neymar Junior duket se po kalon sezonin e tij të fundit me fanellën e PSG-së. Ylli brazilian gjithmonë është përfolur për një largim nga Parisi, por këtë herë duket se Gjasat janë më të mëdha që diçka e tillë të ndodhë.

Sipas “Sport”, sulmuesi ka refuzuar një tjetër ofertë të PSG për rinovimin e kontratës dhe sezoni i ri mund ta gjejë në Katalonjë, për një rikthim te Barcelona. Neymar duket se ka gjetur një marrëveshje me drejtuesit e Barçës, të cilët do të ofrojnë Coutinhon ose Dembelen, si dhe para për të bindur PSG-në.

Kujtojmë që ylli brazilian ka kaluar 4 vite në “Camp Nou” nga viti 2013 deri në 2017,

ku edhe festoi një triumf në Champions League.