Neymar shkëlqeu në fitoren 6-2 të PSG-së kundër Toulouse mbrëmë, ku shënoi dy gola, në dy asistoi dhe fitoi një penallti.
Pas ndeshjes ai ka folur për arsyet e largimit nga Barcelona, duke goditur kështu drejtuesit e klubit spanjoll.
” Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me kompaninë. Unë kam qenë i zhgënjyer nga sjellja e tyre. Kam kaluar katër vjet të lumtura në Barcelonë dhe unë u largova nga ekipi në kushte të mira, por jo me bordin e drejtorëve. Ka njerëz të cilët nuk duhet të jetë atje”, ka thënë braziliani.