Neymar është shumë i lumtur që është larguar nga Barcelona dhe ka kaluar në PSG
Sulmuesi brazilian, Neymar ka debutuar me PSG, ku që në ndeshjen e patë ka dhënë një asistim dhe ka shënuar një gol.
Pas ndeshjes lojtari tha se po ndjehet më gjallë se kurrë dhe është shumë i lumtur në PSG.
“E kam ditur që do të jetë e vështirë ta lë Barcelonën, por unë jam shumë i lumtur këtu. Njerëzit mendojnë se kur largoheni nga Barcelona është si të vdisni, por jo, kjo është e kundërta. Jam më gjallë se kurrë”, tha Neymar për Canal+.
“Unë po luaj, jam i lumtur dhe futbolli në çdo vend është i njëjtë. Vetëm shteti, qyteti dhe skuadra ka ndryshuar”.