Portieri spanjoll, David De Gea, do të rikthehet në Premier League. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Newcastle Unitedit, ka njoftuar të premten “Daily Mail”.
Bëhet e ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe është vetëm çështje kohe përpara se De Gea të prezantohet te skuadra e Newcastleit.
33-vjeçari është pajtuar me kontratë deri në vitin 2025, ndërsa te Newcastle do të transferohet si lojtar i lirë. De Gea është pa klub prej muajit korrik kur i skadoi kontrata me Manchester Unitedin, ekip për të cilin luajti prej vitit 2011.
Te Newcastle, De Gea do ta zëvendësojë të lënduarin Nick Pope, i cili nuk pritet të rikthehet deri në fund të këtij edicioni.