Ballina Sport Futboll Newcastle dhe Liverpool ndahen në ”paqe”

Newcastle dhe Liverpool ndahen në ”paqe”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Newcasrtle United dhe Liverpulit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Premierligës.

Një ”dramë” e madhe u zhvillua në stadiumin ”St. James’ Park”, ku rezultati përfundimtar ishte 3-3.

”Laraskat” shkuan në pushim me epërsi prej një goli, pasi Alexander Isak shënoi në minutën e 35-të.

Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Curtis Jones barazoi shifat në 1-1.

Anthony Gordon rikthey epërsinë e Newcastle, në minutën e 62-të.

Në vazhdim Liverpuli shënoi dy gola dhe arriti ta përmbyste rezultatin.

Ishte Mohammed Salah i cili shënoi dy gola, në minutat 68′ dhe 83′.

NNewcastle shpëtoi nga humbja në minutën e 90-të, me golin e shënuar nga Fabian Schar, i cili barazoi rezultatin në 3-3.

Liverpul vazhdon të jetë lider i tabelës me 35 pikë, shtatë më shumë se Chelsea në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Newcastle ka 20 pikë dhe renditet në vendin e 10-të.

Exit mobile version