Ballina Lajmet Rajon dhe Botë New Yorku bën vaksinimin e detyrueshëm edhe për punonjësit në sektorin privat

New Yorku bën vaksinimin e detyrueshëm edhe për punonjësit në sektorin privat

Punonjësve në sektorin privat në New York City do t’u kërkohet certifikata e vaksinimit kundër COVID-19, ka thënë kryebashkiaku të hënën, raporton agjencia AP.

Kjo e bën New Yorkun shtetin në SHBA që ka marrë masa më të ashpra sa i përket vaksinimit.

Vendimi i marrë nga kryebashkiaku Bill de Blasio ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve në SHBA dhe pas variantit të ri Omicron.

De Blasio ka thënë se masa e re do të hyjë në fuqi nga 27 dhjetori, ku gjithë punonjësit që punojnë nga zyrat duhet të ofrojnë dëshmi se kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Ata nuk do të lejohen të hyjnë në punë edhe nëse bëjnë testin e detyrueshëm PCR.

Masa do të hyjë në fuqi për afro 184 mijë biznese që nuk kanë qenë të prekura më herët nga urdhri për vaksinim të detyrueshëm.

Forca punëtore në sektorin privat në New York është 3.7 milionë. /koha

Exit mobile version