Ballina Lajmet Rajon dhe Botë New York, mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacione të metrove

New York, mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacione të metrove

Në New York mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në stacionet e metrosë së qytetit, raporton Anadolu.

Qyteti i New Yorkut përveç që njihet si qytet kozmopolit, ai tërheq vëmendjen edhe me numrin e madh të pastrehëve që jetojnë në rrugë dhe nëpër stacione.

Sipas rezultateve të një sondazhi vjetor nga qyteti i New Yorkut, numri i të pastrehëve që jetojnë në rrugët dhe metrotë e këtij qyteti është rritur në nivelin më të lartë në gati dy dekada.

Sondazhi, i kryer në janar të vitit 2024, zbuloi se rreth 4.140 të pastrehë ka në New York.

Edhe pse qyteti i New Yorkut merr hapa për të rregulluar këtë problem shumëvjeçar, rritja e numrit të emigrantëve çon deri në dështimin e këtij plani.

Exit mobile version