Ballina Arritje Nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes

Nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes

Njerëzit janë krijesa shoqërore dhe kanë nevojë për bashkëveprim shoqëror, për opinionin e dikujt tjerët dhe për vlerësuar e pranuar për atë që janë.

Këtë ata e përfitojnë gjatë jetës së përditshme, sidomos nga puna dhe nga marrëdhëniet dashurore. Daniel Goleman e quan pjekurinë emocionale “inteligjencë emocionale”, ose IE.

Ai beson  se IE është një tregues më i mirë i karakterit dhe vlerave të një personi sesa IQ (Intelligence quotient – koeficienti i inteligjencës).

Përkundrazi, një person i papjekur emocionalisht nuk ka vetëbesim dhe vetëvlerësim të lartë për veten, prandaj ai ndihet vazhdimisht i pasigurt.

Për t’iu kundërvënë këtyre ndjenjave të pasigurisë ai do të shpenzojë një pjesë të mirë të jetës së vet duke krijuar situata, në të cilat ai të jetë në qendër të vëmendjes.

Ka mundësi që nevoja për vëmendje të jetë në proporcion të zhdrejtë me pjekurinë emocionale.

Rrjedhimisht, cilido person që kërkon të tërheqë vëmendje po të tregon se sa i papjekur është emocionalisht.

Sjelljet që kërkojnë të tërheqin vëmendjen janë çuditërisht shumë të zakonshme. Të qenit në qendër të vëmendjes lehtëson ndjenjën e pasigurisë dhe të paaftësisë.

Mirëpo, lehtësimi është i përkohshëm, kështu që problemi mbetet i pazgjidhur. Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi mbeten në nivele të ulëta./dhunapsikologjike/

Njerëzit e pasigurt dhe të papjekur emocionalisht shpesh shfaqin sjellje të dhunës psikologjike, veçanërisht manipulim dhe mashtrim.
Këto janë të nevojshme për të tërhequr vëmendjen, e cila nuk mund të fitohet ndryshe. Dhunuesit psikologjikë dhe ngacmuesit emocionalisht kanë moshën e një fëmije të vogël.
Ata mund të kenë shpërthime të menjëhershme inati, mashtrojnë, gënjejnë dhe manipulojnë, në mënyrë që të fshehin natyrën e tyre të vërtetë dhe t’i shmangen përgjegjësive.
Këtu tregohen disa nga taktikat më të përdorura nga dhunuesit psikologjikë dhe manipuluesit për të tërhequr vëmendjen.
Një person që kërkon të tërheqë vëmendjen mund të përdorë disa nga metodat e mëposhtme./Mesazhi/
Exit mobile version