ME NEVE APO ATA ?

(Mbreti e pyet djaloshin, me kënd je me “ mua apo me Arushen ”?. Me Malin i përgjigjet djaloshi)

Paradoksi i radhës nga zingjiri vicioz arkaik e primitiv, kur shoqërinë njerëzore e përfshinë krimbi i përçarjes, zilisë, egoizmit dhe narcizmit. Më kënd je, me neve apo ata?. Për dallim nga shoqëritë dinamike e përparimtare, ku sfidohen me pyetjen ku jemi ne, në kontekstin dinamik e kohor?.

Ashtu siç thuhet se, ” Njeriu është pranues-pëlqyes i mendimit-ides së tij pa vet-kritikë dhe kriter, po vështirë është pranues i fatit të tij”. Nga kjo miopi filozofike e jetës, sikur pason edhe vala e strukjes së një pjese dërmuese të “politikanëve” të vjetër e të rinjë (fast food politicians) në rrethin vicioz dhe mendimit tekanjozë, largë koherencës dhe kontributit, ndaj sakrifikimit të “unit” të tyre. Uni dhe vetëm uni i tyre, ndërsa “tjetri” përceptohet si pretekst dhe pretendues armiqësorë, jo konkurrent racional dhe mekanizëm për motiv dhe bashkëkordinim kolektiv?!

Është i bezdisshëm fakti se, ndikimi politik ka reflektuarë dhe shtrirë helmin edhe në sferën familjare përveç asaj shoqërore, duke tëhuajsuar e shkëputur lidhjet farefisnore dhe shtuar inatet e mèritë edhe pa ndonjë arsye serioze, thjeshtë nihilizëm djallëzorë.

Nëse “pluralizmi” i tillë politik shërben si “pluhur-izëm” i lidhjeve shoqërore, ndërsa demokracia e tillë sillet si demon-krucial, atëherë të shkojnë në rrotë të…historisë të gjithë ata që sistemet e tilla njerëzore politike, i përdorin “për ta ose kundër tyre”, ngjashëm me sintagmën “me neve ose kundër neve”, jo more as me ty as kundër teje, po mëvetësishem.

Pyetjës së tillë se “me cilin krah je” e cila shpesh shtrohet në sofren e përditshmërinë së shoqërisë sonë të kontaminuar jo vetëm politikisht, i është përgjigjur djaloshi guximtar i cili donte të ishte vet-vetja e tij, jo vetëm “numër” ndaj pyetjes së Mbretit i cili e kishte pyetur po ashtu se, me kënd je me “mua apo me Arushen”?. Me Malin i’a kishte kthyer djaloshi (sic).
Rrahman FERIZI