Një nga situatat më të bezdisshme që vjen pas konsumimit të disa ushqimeve në veçanti, është aroma e keqe e gojës.
Era ndonjëherë, në fakt, është aq e fortë sa nuk zhduket as me larjen e dhëmbëve. Një hile është të lani, përveç dhëmbëve, edhe gjuhën tuaj.
Ka edhe disa ushqime që neutralizojnë aromën e keqe të gojës dhe ndihmojnë shumë që të keni një frymë të freskët. Sipas hulumtimeve, molla është shumë e efektshme në neutralizimin e aromës së keqe të gojës për shkak të disa prej substancave të saj që neutralizojnë erën e enzimave të hudhrës.
Ushqimet e pasura me polifenole janë në gjendje të zbërthejnë përbërjet kimike në hudhër. Gjithashtu, aciditeti i lëngut të limonit ndihmon shumë në këtë drejtim. Më në fund, një gotë qumësht mund të zvogëlojë aromën e keqe, idealisht kur konsumohet njëkohësisht me hudhër.