Neutralizohet terroristi i kërkuar i PKK-së në Turqi

Ministria e Punëve të Turqisë ka njoftuar se forcat e sigurisë neutralizuan tre terroristë në provincën lindore Tunceli, përfshirë njërin që ishte i kërkuar nga forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e ministrisë thuhet se forcat e xhandarmërisë neutralizuan tre terroristët në qarkun Ovacık në Tunceli.

Midis terroristëve ishte edhe Osman Işleyen, me emrin e koduar Arges, një terrorist i PKK i cili është në listën e terroristëve të kërkuar nga Ministria e Brendshme.

Një shpërblim prej 500 mijë lirave turke ishte caktuar për gjetjen e Işleyen, ndërsa nga ministria informojë se në rajon po vazhdojnë operacionet.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizohen” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.