Neuralink dëshiron të lidh “çipin e tij të trurit” me një krah robotik

Neuralink ka implantuar me sukses çipin e tij të trurit në dy pacientë njerëzorë – dhe tani dëshiron ta lidh atë me një krah robotik.

Kompania tha të hënën se po fillonte një provë për të testuar nëse pacientët mund të përdorin implantin Neuralink për të kontrolluar një “krah robotik”.

“Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt rikthimit jo vetëm të lirisë dixhitale, por edhe të lirisë fizike”, lexohej në një postim që njoftonte provën në llogarinë X të kompanisë.

Testi, të cilin Neuralink po e quan Convoy, është shumë herët në zhvillimin e tij.

Por përdorimi i implantit të trurit të Neuralink për të kontrolluar gjymtyrët robotike ka qenë prej kohësh pjesë e vizionit të Elon Musk për kompaninë.

Vitin e kaluar, miliarderi sugjeroi që Neuralink mund të kombinohej me gjymtyrët robotike të robotit Optimus të Teslas.