Netflix po përpiqet të “godasë” përdoruesit e paautorizuar, pengon ndarjen e fjalëkalimit jashtë familjes

Disa përdorues të Netflix kanë raportuar se në ekranin e tyre kanë parë një tabelë ku shkruan: Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju keni nevojë për llogarinë tuaj që të vazhdoni të shikoni.

Një zëdhënës i Netflix tha BBC: Ky test është krijuar për t’u siguruar që njerëzit që përdorin Netflix, janë të autorizuar. Përdoruesit duhet të verifikojnë hyrjen në llogari me anë të një kodi që dërgohet përmes mesazhit apo email-it.

Netflix po përpiqet të “godasë” përdoruesit e paautorizuar megjithëse është e paqartë se sa njerëz përdorin platformën kundër kushteve të tyre të shërbimit.

Platformat e transmetimit, duke përfshirë Netflix, HBO Go, Amazon Prime dhe Disney +, lejojnë përdoruesit të krijojnë profile të shumta brenda llogarisë, por termat dhe kushtet përcaktojnë që ato synojnë të përdoren nga njerëzit në familje.

Netflix fitoi pothuajse 37 milion abonentë të rinj në vitin 2020 dhe tani ka më shumë se 200 milion abonentë në të gjithë botën. /tvklan.al