Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë përsëri idenë e krijimit të një shteti palestinez, duke thënë se ky hap nuk do të çojë në paqe.
“Është një ide e kotë, asgjë më shumë se një ide e kotë,” deklaroi Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli ka vendosur të “rrethojë palestinezët” dhe kërkesat e tyre për një shtet dhe të negociojë drejtpërdrejt me shtetet arabe për të krijuar lidhje formale me ta.
Iniciativa e Paqes Arabe kushtëzon njohjen e Izraelit me krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij.
Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku nënshkruan marrëveshje diplomatike me Izraelin në vitin 2020, pavarësisht se vazhdon pushtimi i territoreve palestineze. Sudani gjithashtu ka rënë dakord për të bashkëpunuar me marrëveshjet e normalizimit, por ende nuk ka krijuar lidhje zyrtare me Izraelin.
