Ne’tanyahu: Po përgatitemi të ndryshojmë situatën në kufi me Li’banin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se po përgatiten të ndryshojnë situatën aktuale në kufi me Libanin, transmeton Anadolu.

Në intervistën e tij për televizionin izraelit “Channel 14”, Netanyahu foli për situatën në kufirin libanez dhe luftën në Gaza.

“Unë nuk jam gati ta lë kështu situatën në veri të vendit. Ne po përgatitemi për këtë”, tha Netanyahu i cili shtoi se nuk mund të zbulojë për mediat detajet e planeve të tij në lidhje me këtë.

Lidhur me luftë në Rripin e Gazës, Netanyahu tha: “Faza e konfliktit intensiv në Gaza është gati të përfundojë dhe unë nuk jam gati të ndaloj luftën pa shkatërruar Hamasin. Izraeli dëshiron të krijojë një administratë civile në bashkëpunim me palestinezët në Gaza”.

– Tensionet në “Vijën e kaltër”

Izraeli i cili vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, po lufton edhe me Hezbollahun libanez në kufirin verior. Tensionet janë përshkallëzuar javët e fundit në vijën kufitare të quajtur “Vija e kaltër” mes Libanit dhe Izraelit.

Ushtria izraelite më 18 qershor tha se ka miratuar “planin operacional” lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Libanit.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz në deklaratën e tij më 21 qershor tha se sulmet e Hezbollahut kundër tokave dhe qytetarëve izraelitë nuk mund të lejohen dhe se së shpejti do të marrin vendimet e nevojshme.