Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se sulmet e fundit në Gaza ishin “vetëm fillimi” i ofensivës së Izraelit kundër Hamasit.
“Hamas e ka ndjerë fuqinë tonë gjatë 24 orëve të fundit. Dhe dua t’ju premtoj – atyre dhe juve – se ky është vetëm fillimi,” tha ai në një adresim televiziv.
Ai theksoi se negociatat për lirimin e pengjeve do të zhvillohen “vetëm nën zjarr” dhe se “presioni ushtarak është thelbësor për lirimin e pengjeve të mbetura”.
Sulmet ajrore të së martës, më të mëdhatë që nga janari, shkaktuan mbi 400 viktima në Rripin e Gazës shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja dënuan sulmet, ndërsa familjarët e pengjeve izraelite i kërkuan Netanyahu-t të ndalonte ofensivën nga frika për jetën e të afërmve të tyre.
Netanyahu mohoi akuzat se lufta po vazhdon për interesat e tij politike, duke i cilësuar si “propagandë të Hamasit” kritikat ndaj tij. /mesazhi