Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ne’tanyahu mendon të shkarkojë ministrin Gallant me arsyen se pengon su’lmin ndaj...

Ne’tanyahu mendon të shkarkojë ministrin Gallant me arsyen se pengon su’lmin ndaj Libanit

Pretendohet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mendon të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për shkak se është kundër një sulmi të madh ndaj Libanit, transmeton Anadolu.

Në lajmin e publikuar në gazetën “Haaretz”, vihet në dukje se nga Zyra e Netanyahut kanë qarkulluar së fundmi mesazhe ku thuhet se kryeministri i ka bërë thirrje ushtrisë izraelite të sulmojë Libanin në shkallë të gjerë, por që ministri i Mbrojtjes e ka kundërshtuar këtë.

Në lajmin e bazuar në burime anonime politike, pretendohet se Netanyahu ka përgatitur terrenin për të shkarkuar Gallantin, pavarësisht nëse realizohet apo jo sulmi në Liban.

Gjithashtu edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir në postimin në llogarinë e tij në median sociale tha se prej muajsh i ka bërë thirrje Netanyahut të shkarkojë Gallantin dhe se ka ardhur koha që ta bëjë menjëherë këtë. “Në veri duhet të jepet një vendim dhe Gallant nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë”, tha Ben-Gvir.

Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se Zyra e Netanyahut e ka mohuar pretendimin në fjalë.

Exit mobile version