Netanyahu mban përgjegjësinë e plotë për fatin e pengjeve në Gaza

Ndërsa ushtria izraelite vazhdon të zgjerojë operacionet ushtarake në zona të ndryshme të Gazës, zyrtarët izraelitë deklarojnë se synimi është të detyrohet Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë më shumë pengje izraelite.

Megjithatë, situata në terren tregon një realitet krejtësisht tjetër. Civilet vazhdojnë të marrin urdhra për evakuim nga lagje të dendura, duke u detyruar të kërkojnë strehë në vende gjithnjë e më të pakta dhe të pasigurta.

Zëdhënësi ushtarak i Brigadave al-Qassam, Abu Obeida, deklaroi se gjysma e pengjeve izraelite ndodhen aktualisht në zonat që janë objekt i urdhrave të evakuimit të ushtrisë izraelite. Ai shtoi se Brigadat nuk do t’i zhvendosin pengjet në zona të tjera, por do të marrin masa maksimale për sigurinë e tyre.

Në deklaratën e tij, Abu Obeida theksoi se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mban përgjegjësinë e plotë për rrezikimin e jetëve të pengjeve, duke mos ndjekur rrugën e negociatave politike që do të garantonin lirimin e tyre nga Hamasi. /mesazhi