Netanyahu kërcënon grupin Huthi të mbështetur nga Irani lidhur me sulmet e shtuara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim për grupin Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në javët e fundit, transmeton Anadolu.

“Ne po godasim armiqtë tanë dhe ata që mendojnë se mund të na e prenë fillin e jetës këtu. Kjo do të zbatohet për të gjithë”, tha Netanyahu të mërkurën X në një mesazh me rastin e fillimin të festës hebraike Hanukkah.

“Huthit do të mësojnë, siç kanë mësuar Hamasi, Hezbollahu, regjimi i Asadit dhe të tjerët, dhe edhe nëse kërkon kohë, ky mësim do të kuptohet në gjithë Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Grupi jemenas thotë se sulmet e tij janë hakmarrje për luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 45.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga tetori i vitit 2023.