Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten ka thënë se planifikon të mbyllë zyrën e Al-Jazeera në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kam urdhëruar që të mbyllet zyra e Al-Jazeeras në Jerusalem, sepse ajo nxit dhunën kundër Malit të Tempullit. Nëse kjo nuk është e mundur në bazë të legjislacionit aktual, do të bëj gjithçka që ligji i nevojshëm të kalon në Knesset, për të shpërbërë Al-Jazeeran”, ka thënë Netanyahu nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Autoritetet izraelite, pas të shtënave vdekjeprurëse më 14 korrik për herë të parë pas gati pesë dekadave kanë mbyllur xhaminë Al-Aksa dhe nuk lejuan faljen e namazit të xhumasë.
Xhamia u rihap më vonë, pasi forcat izraelite në portat e saj instaluan detektorë metali dhe kamera të sigurisë.
Muslimanët protestuan ndaj këtyre masave të sigurisë, kurse në konfliktet që shpërthyen u vranë 11 njerëz, prej të cilëve tetë palestinezë. Megjithatë, Izraeli nuk donte të heq detektorët me arsyetimin se masat e reja të sigurisë janë të ngjashme me ato në vendet e tjera të shenjta në botë.
Pas presionit ndërkombëtar, Ministri i Sigurisë izraelite ka vendosur të heq detektorët e metalit, por tha se do të vendosin një sistem të ri monitorimi, e cila përdor “kontrolle të mençura” të bazuar në teknologji të avancuar.