Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ushtria izraelite do të vazhdojë të kryejë sulme anembanë Libanit, duke përfshirë edhe në kryeqytetin Bejrut, transmeton Anadolu.
Netanyahu vizitoi bazën e trajnimit Golani, e cila ishte objektivi i një sulmi me dron në qytetin verior izraelit Haifa. Ai njoftoi se ushtria izraelite do të vazhdojë sulmet e saj në Liban.
“Dua ta bëj të qartë se ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun, pa mëshirë kudo në Liban, përfshirë në Bejrut”, tha Netanyahu.
Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën dje në një sulm të Hezbollahut në bazën ushtarake Golani në qytetin Haifa.
Hezbollahu tha se baza e trajnimit Golani u sulmua nga një flotë dronësh për të treguar solidaritet me rezistencën e popullit palestinez në Gaza, si dhe për të dërguar një mesazh se Hezbollahu po mbron Libanin dhe populli i tij.
PM Netanyahu: I’m here at the base hit by a UAV yesterday, and you can still hear the gunfire from Golani soldiers training for battle against Hezbollah, undeterred by the attack. What stands out most is the fighting spirit I see—it’s this determination that defines the… pic.twitter.com/FyXbNjZdNm
— Open Source Intel (@Osint613) October 14, 2024