Netanyahu ka falënderuar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për lëshimin e një deklarate të formuluar ashpër duke kërkuar që pengjet e mbajtur në Rripin e Gazës të lirohen përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
“Hamasit i kërkohet të lirojë pengjet. Presidenti Trump e vuri theksin në vendin e duhur, mbi Hamasin dhe jo mbi qeverinë izraelite, siç është zakon [diku tjetër]”, tha Netanyahu në fillim të një takimi të kabinetit.