Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu: Duhet të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve

Netanyahu: Duhet të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Netanyahu ka “autorizuar” Mossad, Shin Bet dhe delegacionin e ushtrisë për të vazhduar negociatat në Doha”, njoftoi zyra e kryeministrit.

Njoftimi për shtyp u raportua pas akuzave të fundit ndaj Izraelit dhe Hamasit për vonesën në finalizimin e marrëveshjes. /abcnews

Exit mobile version