Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu dhe Trump rikonfirmojnë planet për kontrollin e Gazës

Netanyahu dhe Trump rikonfirmojnë planet për kontrollin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre për marrjen nën kontroll të Gazës dhe largimin e palestinezëve nga territori gjatë takimit të sotshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë të fundit, Netanyahu u shpreh se “ka disa vende që janë të gatshme të pranojnë banorë të Gazës nëse këta të fundit vendosin të largohen”, duke nënkuptuar mbështetje ndërkombëtare për planet e zhvendosjes, megjithëse nuk përmendi emra konkretë të shteteve.

Trump, nga ana e tij, e mbështeti këtë qasje, duke theksuar nevojën për “zhbllokim të situatës në favor të paqes dhe sigurisë”. Ai nuk dha detaje mbi mënyrën se si do të realizohej ky plan apo çfarë ndihme do të ofronin SHBA-të në këtë proces.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime të ashpra nga aktorët ndërkombëtarë dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat paralajmërojnë se çdo përpjekje për zhvendosje masive të detyruar do të përbënte shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare.

Exit mobile version