Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka telefonuar presidentin palestinez, Mahmud Abas duke e falënderuar atë për dërgimin e ekipeve të zjarrfikësve në ndihmë të Izraelit në shuarjen e zjarreve.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e tij, thuhet se Netanyahu “vlerëson faktin se hebrenjtë dhe arabët kanë hapur shtëpitë e tyre për viktimat e flakës së zjarrit”, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Një komunikim i rrallë në mes udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë vjen në një kohë të pazakontë kur një valë e jashtëzakonshme  zjarresh masive që nuk po shuhen dot, po e shkrumbojnë prej pesë ditësh Izraelin.

Netanyahu dhe udhëheqësit e tjerë të krahut të djathtë, e drejtuan ishtin e fajit mbi arabët, duke i akuzuar pikërisht ata zjarrvënës.

Por ditë pas dite u pa që zjarret ishin diçka “qiellore”.

Ekspertët thanë se një mot jashtëzakonisht i thatë me erë ka ndihmuar në nxitjen e flakëve që shpërthyen të martën dhe janë përhapur në më shumë se gjysmën e vendit. /tesheshi.com/