Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thënë se Izraeli mund të marrë kontrollin e vendbanimeve të Bregut Perëndimor, në shkëmbim të komuniteteve arabe izraelite që lëvizin nën kontrollin palestinez, thanë mediat izraelite.
Sipas propozimit për zgjidhje të çështjes së Palestinës dhe Izraelit, Netanyahu u tha zyrtarëve amerikanë se rajoni i Uadi Ara mund të merret nga qeveria palestineze.
Sugjerimi erdhi gjatë një takimi me këshilltarin presidencial të Donald Trump, Jared Kushner dhe ambasadorin Jason Greenblatt, njofton gazeta Haaretz.
“Çështja nuk erdhi si një propozim i veçantë, por si pjesë e një propozimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me palestinezët,” i tha një zyrtar gazetës.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se ideja ishte njëra nga disa idetë e ngritura, por jo më seriozja apo e rëndësishmja”.
Lajmi u njoftua së pari nga transmetuesi izraelit Channel 2 News.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman, i cili kryeson partinë e djathtë Yisrael Beiteinu, sugjeroi të njëjtin plan disa vjet më parë, por u refuzua nga Autoriteti Palestinez dhe udhëheqësit arabë.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rifillimin e negociatave palestinezo-izraelite që u zvarritën në fillim të vitit 2014. /MESAZHI/