Sot, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel për diskutimet përfundimtare për telekomunikacionin, respektivisht për kodin telefonik.
Lajmi.net mëson se bisedimet për këtë çështje pritet të marrin fund nesër, e që rezultatet do shihen pas dy javësh.
Kjo ngase, sipas burimeve të lajmi.net, marrja e kodit +383 do të ndodh më 1 shtator.
Delegacioni i Kosovës në nivelin politik udhëhiqet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri e në nivel teknik nga Kreshnik Gashi, që është kryesues i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare- ARKEP.
Në anën tjetër, Marko Gjuriq e ka konfirmuar këtë sot gjatë ditës, duke deklaruar se nesër në Bruksel do të rifillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, e sipas tij, përveç telekomunikacionit, do bisedohet edhe mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.