Nesër seanca për Azem Sylën dhe të tjerët

Seanca e hetuesisë për rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve, do të vazhdojë nesër, kjo gjë është bërë e ditur nga avokati Tomë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se pas lirimit nga paraburgimi i Azem Sylës njohur ndryshe si ‘daja’ ai nuk do të vijë më me përcjellje të Policisë së Eulexit.

Ky është postim i plotë:

Nesër me 07.09.2016 ne pallatin e “drejtesis” ne ora 9 e 30 vazhdon seanca e hetuesis se veqant ne rastin e z.Azem SYLA dhe te tjereve, pas lirimit nga paraburgimi me ne fund Daja nuk do te vije me percjlellje te policis se eulexit.